Sakja: Votimet e frymëzua nga idhulli i tyre shpirtëror, diktator Hoxha
Kreu i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, përmes një postimi në facebook, thotë se votimet e së dielës janë të frymëzua nga idhulli i PS-së, nga diktatori Enver Hoxha. ”Përqeshini që t’i ndihmojmë ta shohin e ta ndjejnë lakuriqësinë e tyre të pështirë! Tallini! Injorojini! Unë ju ftoj t’i bashkoheni kauzës së Partisë Demokratike për standarte euroatlantike të zgjedhjeve që kërkojnë ndëshkim të krimeve elektorale, pa manipulime, pa presione mbi administratën, pa kriminelë e drogaxhinj ordinerë”.
Postimi i plotë
Te dashur miq, Rilindja ka ftuar njerezit te votojne neser ne nje proces pa gare, pa konkurence, pa rivalitet politik.
Ne nje proces absurd qe na kthen pas ne sistemin diktatorial ku kandidati eshte i partise, komisioneret te partise, vezhguesit e partise, numeruesit e partise: ”Gjithe pushteti i sovjeteve”. Une ju ftoj ta perqeshni kete farse; perqeshini sesi kane perfunduar duke u kthyer tek votimet e frymezuesit dhe idhullit te tyre shpirteror, diktatorit Hoxha!
Perqeshini qe t’i ndihmojme ta shohin e ta ndjejne lakuriqesine e tyre te peshtire! Tallini! Injorojini! Une ju ftoj t’i bashkoheni kauzes se Partise Demokratike per standarte euroatlantike te zgjedhjeve qe kerkojne ndeshkim te krimeve elektorale, pa manipulime, pa presione mbi administraten, pa kriminele e drogaxhinj ordinere!
Une neser nuk do te shkoj te votoj! Si une qindra e mijera qytetare te ketij vendi qe i dhemb Shqiperia dhe e duan ate! Ju ftoj te beni te njejten gje.
KOHA JONË SONDAZH

