Sakrificat e rrugës drejt Britanisë, shihni sesi rrezikojnë jetën shqiptarët
Prej vitesh shqiptarët kanë emigruar për një jetë më të mirë në Europë. Ëndrra për të shkuar në Britani është shumë e madhe, aq sa disa edhe rrezikojnë jetën. Mediat britanike kanë publikuar pamjet e policisë sesi ndjekin trafikuesit e njerëzve dhe emigrantët.
Një helikopter i policisë ka filmuar varkën e James Wisbey, duke i’u afruar brigjeve të detit ku emigrantët kanë qenë të tmerruar. Policia ka qenë duke i pritur në bregun e detit drejtuesin e varkës dhe emigrantët shqiptarë. Madje një prej tyre ka telefonuar policinë për shkak të situatës së vështirë në det.
Wisbey dëgjohet në telefonatë që i thotë shqiptarit të ndalojë bisedën dhe i merr telefonin. “Jo, jo, jo, jo, hiq nga dora, hiqe nga dora”, dëgjohet të thotë ai. Wisbey u punësua nga grupet kriminale shqiptare për të sjellë emigrantët përmes Kanalit Anglez.
Klikoni në këtë link për të parë videon