Sali Berisha: Belind Këlliçi e merr Tiranën, pasi Veliaj është i zhytur në negativitet
Pas ”shpalljes” së fitores së Luçiano Boçit, në Elbasan, Sali Berisha shprehet i bindur se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi do të fitojë zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.
Berisha krahasoi shifrat mes Belind Këlliçit dhe rivalit socialist Erion Veliaj. Për këtë të fundit, Berisha tha se ka më pak pëlqyeshmëri nga qytetarët.
“Fitore, fitore, fitore, e katërta është e sigurtë, e merr Belind Këlliçi. Belind Këlliçi prin qoftë në pollin dixhital dhe Erion Veliaj është i zhytur në negativitet. Shifeni Korçën, Sotiraq Filon i cili i mashtron çdo 4 vjet qytetarët e Korçës”, tha Sali Berisha.