Sali Berisha del nga selia blu, i bashkohet protestës
Aktualitet E Premte, 3 Mars 2023 12:31
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka dalë nga selia blu rreth orës 12:25 dhe është nisur se bashku me mbështetës të kësaj partie për t’ju bashkuar protestës qe do të mbahet përpara Kryeministrisë.
Berisha ishte i rrethuar nga kordonët e badigardëve dhe në krah të tij kishte deputetët Luciano Boci dhe Flamur Noka.
Ai ka thënë se protesta nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës por vetëm me Edi Ramën dhe skandaleve ku ai është i përfshirë.
KOHA JONË SONDAZH

