Sali Berisha dhe kandidati Boçi vizitë në familjen elbasanase: Në 14 Maj, qyteti do të kurorëzohet me fitore

Në Elbasan, ku Dita e Verës është një festë e madhe, nuk mungoi as kryetari i PD-së, Sali Berisha. Ai ka vizituar familjen elbasanase Dinaku, së bashku me kandidatin e tij për zgjedhjet lokale të 14 Majit, deputetin Luçiano Boçin. Berisha tha se është i nderuar që ndodhet aty teksa ka shtuar se Elbasani do të kurorëzohet me fitore me datë 14 Maj.

“Jam shumë i nderuar që jam sot këtu. Ju falenderoj shumë për këtë mikpritje dhe për të gjithë gjithë mbështetjen që familja juaj e nderuar i ka dhënë jetë PD-së, përpjekjeve të saj, mbështetjen që ju i jepni sot, Luçiano Boçit, i cili na nderon të gjithëve ne me vetitë, moralin, me zotësinë e tij.

Unë e di që ju po bëni gjithçka për fitoren e tij dhe jam shumë optimist, se ky mundim dhe kjo përpjekje e juaja, së bashku me përpjekjen e Luçianos dhe të gjithë demokratëve të Elbasanit do të kurorëzohet me fitore në datën 14 Maj.

Ndërron natyra, ndërron shoqëria, ndërron pushteti. Këto janë lajmëtaret e këtyre ndryshimeve të mëdha. Në gëzime ju ardhshim gjithmonë, dhe gjithnjë e më mirë ta presim këtë ditë. Kësaj radhe me ndryshime të mëdha për vitin tjetër. I lutemi Zotit”,-tha Berisha.

SHKARKO APP