Sali Berisha: Do të jem kryetar i zgjedhur i Partisë Demokratike
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në konferencën e sotme me gazetarët se i ka dorëzuar dokumentet për të kandiduar për kryetar partie.
Ai u shpreh se do të jetë kryetar me garë referendare ndërsa shtoi se nuk do të ndjekë rrugën e Edi Ramës për të shpikur rivalë. Berisha shtoi se më 22 maj do i nënshtrohet votës së demokratëve.
“Dua të denoncoj fushatën e paimagjinueshme të financuar me miliona euro nga qeveria, mafia e Soros tani edhe të tjerë kundër kandidimit të Sali Berishës. A mund ta imagjinoni ju. Njeri ka shpallur publikisht që do kandidojë. Dhe bëhen emisione a duhet të kandidojë apo nuk duhet të kandidojë. Mbrëmë të gjithë televizionet kishin këtë temë. Do të kandidoj.
I kam plotësuar dokumentet. Do i dorëzoj dhe do i drejtohem shqiptarëve në mënyrën më besimplotë se kandidoj si dëshmi e respektit, dashurisë, pasionit tim për të ndryshuar për mirë jetën e tyre. Nuk mund të pajtohem unë në këtë situatë kur shqiptarët janë shndërruar në një komb ku lindin fëmijët për emigracion”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

