Sali Berisha fton Edi Ramën në një përballje televizive

Nga Pogradeci në takimin me demokratët, Sali Berisha përpos akuzave ndaj Lulyim Bashës, nuk hezitoi dhe ftoi kreun e qeverisë Edi Rama në një debat televiziv, që t’i numërojë të gjitha mëkatet që ka bërë gjatë këtyre 8 viteve, përpara se ta largojë nga pushteti.

“Edvin je i pashpresë, Foltorja të ka kallur datën. E garantoj se me Sali Berishën do të bashkohen të gjithë burrat e gratë që i besojnë dinjitetit njerëzor. Të gjithë ata që i thonë Shqipërisë, Shqipëri dhe Atdheut, Atdhe; të gjithë ata që e konsiderojnë mafien si rrezik kombëtar. Pasi të të japim duart, të ftoj në një debat televiziv të t’i numëroj para burrave të gjitha mëkatet dhe pastaj mbathja për Beograd se atje të presin duarhapur”.

Përballja e fundit mes dy kundërshtarëve politikë është ajo mes Sali Berishës dhe Fatos Nanos në vitin 2002 në emisionin ”Opinion”. Mbetet ende sot debati më i famshëm dhe më i ndjekur në vend. Nuk dihet nëse Rama do ta pranojë këtë debat në sy të popullit.

SHKARKO APP