Sali Berisha: Gëzuar Sulltan Novruzin! Fitore më 25 Prill!
Ish-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar politikanëve që shprehën urimet e tyre për besimtarët bektashinj në ditën e shenjtë të Sulltan Novruzit.
“Te dashur miq, sot bektashinjte shqiptar mbare botes festojne diten e shenjte te Sulltan Novruzit si diten e besimit te madh tek i Gjithfuqishmi, dhe adhurimit te Imam Aliut diten qe siç thote Naimi ” perseritet moti, lind vera, lind ngrohtesia, lind Aliu, lind vet Zoti ”
Me kete rast te dashur miq, le tju urojme perzemersisht bektashinjve shqiptar kudo qe ndodhen Gezuar Sulltan Novruzin dhe te shprehim ne mirenjohjen me te pakufishme ndaj baballarve dhe shehlereve udheheqes te bektashizmit shqiptar dhe boteror, qe shnderruan teqet dhe vakufet e tyre ne mesonjtore te gjuhes tone te bukur dhe foleza te shqiptarise, ne qendra te fuqishme te zgjimit dhe rezistences se kombit shqiptar ne kohrat me te veshtira te pushtimeve osmane, nazifashiste dhe komuniste.
Ju ftoj miq, te falenderojme ata nga zemra per kontributin e tyre te madh ne ringjalljen pas 46 viesh diktature te baktashizmit se besim i tolerances nderfetare dhe si pasuri e paçmuar shpirterore e kulturore e kombit shqiptar! Gezuar Sulltan Novruzin! Fitore me 25 Prill!”, shprehet ish-kryeministri Sali Berisha.