Sali Berisha: “Ja kush i fiton tenderat me Edi Ramën!”‏

 

“Edi Rama po rrihte gjoksin sot për ndërtimin e Parkut Olimpik e 5 milionë dollarë që ai i dha për këtë qëllim Lindita Nikollës. Nga 8 kompani që morën pjesë në tenderin për Parkun Olimpik, 7 me çmimin më të lirë skualifikohen dhe tenderin e fiton çmimi më i shtrenjti fare!!!”

Kështu shkruan në FB ish- kryeministri Sali Berisha.

“Kjo çështje është dërguar në Prokurori nga KLSH, dhe në vend që Edi Rama të kërkojë ndjesë për këtë vjedhje të fondeve publike, sot (tani) po vetëmburret për këtë vjedhje të radhës. “Çuditërisht” fituesi i tenderit është i njëjti ndërtues që fitoi/ndërtoi edhe kullën e korrupsionit, kullën falike në zemër të Korçës, duke fyet çdo korçar dhe Korçën e bukur, e cila thuhet se i përket Carapulit! Foto tregon pjesë nga kallëzimi penal i KLSH për vjedhjen e Edi Ramës!” shkruan Berisha.

SHKARKO APP