Sali Berisha ka dy rrugë për kundërshtuar Lulzim Bashën

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha e ka cilësuar vendimin e kreut Lulzim Basha “nul”, por për ta kontestuar zyrtarisht do duhet t’i drejtohet nenit 54 të statutit.

“Komisioni shqyrton ankesat nga anëtarët e PDSH-së kundër masave disiplinore të marra ndaj tyre nga secili organ i partisë”. Kjo kërkesë do të shqyrtohet nga komisioni Apelimit, Integritetit dhe Etikës, që drejtohet nga Flutura Açka.

Rruga e dytë që mund të ndjekë Berisha brenda PD-së, do të ishte një mocion mosbesimi në Kuvendin Kombëtar, që duhet të mbështetet nga gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kuvendi Kombëtar mblidhet çdo 4 vjet, ai thirret nga kryetari, kryesia e partisë ose nga ¼ e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas Kuvendit të zhvilluar më 17 Korrik, Këshilli i ri Kombëtar i Partisë Demokratike përbëhet nga 487 anëtarë. Se cilën nga këto rrugë do të ndjekë Berisha, do të kuptohet në vazhdim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?