Sali Berisha, mesazh ironizues Cristiano Ronaldos

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ironizuar Topin e Artë në fuqi, Cristiano Ronaldon, para ndeshjes me portugezët. – “Të  dashur miq, sonte në “Elbasan Arena” luan kombëtarja jonë me Portugalinë, në një ndeshje që mund të bëjë historinë e shkëlqimit botëror të kuqezinjve. Portugezët kanë ardhur emotov, me inatin e humbjes në fushën e tyre, kanë bërë deklarata muskuloze. Sollën dhe Ronaldon, Topin e Artë të planetit, por duhet të  them se e kanë sjellë në kohën e gabuar dhe në vendin e gabuar! Ne do të fitojmë!,” – shkruan Berisha, në profilin e tij Facebook.

SHKARKO APP