Sali Berisha në Memaliaj: Kandidatin e bodrumit të Edi Ramës nuk e votojnë as socialistët
Sali Berisha ka prezanton pasditen e sotme kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Memaliaj, Albert Malaj. Gjatë fjalës së tij, ai është shprehur se kandidatin e dalë nga radhët e Partisë Socialiste në Memaliaj, sipas tij nuk e votojnë as socialistët. Berisha ka bërë thirrje që më 14 Maj të votohet kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili sipas tij është ndryshimi që i duhet Memaliajt.
”Alberti do të jetë një shërbëtor i përkushtuar i qytetarëve të kësaj bashkie, do të jetë një menaxher i talentuar dhe një drejtues i vendosur dhe me vizion. Programi që Alberti paraqiti këtu ishte sa konkret aq edhe vizionar, programi i një lideri të vërtetë që kërkon të transformojë Memaliajn, ndaj dhe Alberti na nderon secilin prej nesh sot.
Krahasoni ju Albertin me kandidatin e bodrumit të Edi Ramës, i cili vetëm me qytetarët nuk komunikon, për të cilin nuk ka votuar qoftë edhe një socialist i vetëm në Memaliaj, për të cilin nuk është pyetur asnjë qytetar. Po kush e emëroi atë? E emëroi xhepi, vjedh para te qytetarët e ço para të shefi i tij, Edi Rama dhe fito kandidimin.
Si ka mundësi të emërohet ai, si ka mundësi më thoni ju mua. As dega e PS-së nuk e voton. As socilistët nuk pyeten për të. Këta janë një sekt i rrezikshëm, i shkëputur tërësisht nga qytetarët, qoftë dhe socialistë”,-tha Berisha.