Sali Berisha: Nesër hapim dyert e Partisë Demokratike
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se të shtunën, pra nesër, do të hapen dyert e Partisë Demokratike. Po ashtu ai thotë se nesër nuk do të ketë akte dhune nga ”Foltorja”.
”Do jetë protestë e fuqishme paqësore. Në mënyrë kategorike nuk pranojmë asnjë akt dhune. Hapja e derës nuk është dhunë. Nëse dikush të mbyll derën e shtëpisë.
Çfarë do të bësh? Do shtysh derën. Unë po shkoj të hap dyert e shtëpisë time. Ku po shkoj? Te dera e shtëpisë së kundërshtarit tim, Edi Ramës? Jo. Po shkoj në shtëpinë time.
Nëse e gjen derën e mbyllur do ta hapësh. Do përdoren gjëra për të hapur dyert. Asnjë qime floku nuk do t’i preket kujt. Nuk është gjykata që legjitimon kryetarët e partive”,-tha Berisha në Syri TV.