Sali Berisha nga Elbasani: Edi Rama nuk i fiton kurrë zgjedhjet, ai do të përballet me ne

Sali Berisha ka zhvilluar një takim me anëtarët dhe simpatizanët në qytetin e Elbasanit. Ai ka deklaruar se sipas tij, kryeministri Edi Rama e di që nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet përveç se në vitin 2013 teksa ka shtuar se me një opozitë të vërtetë nuk i fiton asnjëherë.

”Opozita në një betejë pa kthim do ta përmbysë atë. Ai e di mirë se nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet përveç 2013. Ai me një opozitë të vërtetë nuk i fiton kurrë zgjedhjet ndaj dhe ka hedhur çdo maskë dhe është vërsulur si diktator për shkatërrimin e pluralizmit. E keqja e të gjithë të këqijave është Rama.

Deri në përmbysjen e tij, ai do të përballet me ne dhe ne do të votojmë të lirë. Beteja jonë është për lirinë e dinjitetin e shqiptarëve e shpresën e tyre. Të gjithë në betejë. Sot është koha që secili prej nesh të pyesë veten se çfarë do të bëjë kundër kësaj të keqeje kaq të madhe. Duhet të zvarrisim pushtetin e Edi Ramës që të shpëtojë Shqipëria. Do ta rrëzojmë”, deklaroi Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?