Sali Berisha nga Elbasani jep sinjalet: PD po përgatitet për beteja kundër regjimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëron “beteja” kundër qeverisë ”Rama 3”. Gjatë fjalës së tij në takimin e zhvilluar me intelektualët në Elbasan, tha edhe vetë PD mbajti qëndrime vetëvrasje në këto 8 vitet e fundit.

”Nëse PD do kishte qëndruar si forcë beteje, si opozitë në të gjithë detyrimet e saj, të gjitha këto që po flasin nuk do mund të kishin ndodhur dhe Rama s’do ishte kurrë në pushtet.

PD mbajti qëndrime vetëvrasje, por mos harroni se kemi një gjë, ne jemi ata që ishim 8 vite dhe çfarë kërkohet nga ne? Të mos jemi ata që ishim 8 vite dhe të dalim nga apatia jonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

PD ka një armik të fortë te vetja e vet, duhet të dalë nga apatia, u rithemeluam, por vetë demokratët, drejtuesit në radhë të parë, duhet ta dinë që duhet të ngrihen dhe s’mund ta lenë këtë qeveri të sillet në këtë mënyrë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?