Sali Berisha nis turin kundër Lulzim Bashës: Takim me demokratët në mbarë vendin
Ish-kreu i PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të nisë një tur takimesh me demokratët në të gjithë vendin.
Në një postim në “Facebook”, Berisha shkruan se turi do të nisë pasditen e nesërme, e enjte 16 shtator nga Tirana, dhe është i konceptuar si një bashkëbisedim për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.
“Të dashur miq, ditën e enjte më dt. 16 shtator ora 18:00 nisim ciklin e “Foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”.
Foltorja do të jetë një bashkebisedim me demokratë dhe demokrate që nis në Tiranë dhe do udhëtoj në mbarë vendin. Jeni të mirëpritur!”, deklaron Berisha, duke e shoqëruar mesazhin me disa foto nga koha kur ishte në krye të PD.