Sali Berisha nuk përmbahet ndaj Ramës: Kjo deklaratë vërteton se është i degraduar psiqikisht
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se kreu i qeverisë Edi Rama po bie në kontraditë me deklaratat e tij, pasi vetëm një javë më parë tha se pa masat e marra mund të kishim 255 të vdekur, ndërsa sot deklaroi shifra të tjera.
“Vetëm një njeri që ka humbur kontrollin e psiqikës së tij dhe nuk e di çfarë flet mund të nxjerrë shifra të tilla. 18 mijë të vdekur në Shqipëri do të thotë 25 herë më shumë sesa numëron sot Italia dhe Spanja sot. I bie 6700 të vdekur për 1 milion banorë. Shifra të tilla nuk i nxjerr kush në botë se janë fantazi. Edhe nëse janë ekspertë është turp i faqes së zezë që i nënshtrohen në mënyrë kaq të verbër atij.
Para një jave nxori një letër dhe tha nëse nuk do kishim marrë masat që kam marrë unë do të kishim pasur 285 të vdekur dhe masat që mora unë kishte bërë një shkarravinë jeshile, tha se na kursyen dhe nuk shkuam te 285 të vdekur. Sot thotë na kursyen dhe nuk kemi 18 mijë të vdekur. Kjo është gjuha e një njeriu të pa mjekuar dhe degraduar nga ana psiqike dhe nuk ka asnjë impresion që flet gjëra të paimagjinueshme. I thotë në strategjinë e terrorit”, tha Sali Berisha për Ora News.