Sali Berisha: PD do të hapet dhe mirëpresë figura të spikatura

Sali Berisha thotë se PD do të kalojë nëpërmjet një procesi analize të thellë dhe do të nisë një hapje gjithëpërfshirëse, ku do afrohen figura të spikatura në të gjitha fushat kryesore të shoqërisë.

“Në krah të Bashës u kam thënë medieve kurrë mos thuaj kurrë kur më pyeti gazetari se a ke në mëndje që të kandidosh. Partia Demokratike do të bëjë një analizë të fortë, një hapje të sigurt ndaj figurave të reja, personaliteteve dhe elitës. Kjo do të thotë një konsolidim i organizimit në çdo qelizë të saj, do të ketë një shtim i radhëve me anëtarë të rinj.

Me mekanizmat antikushtetues që ka implemetuar Rama nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të drejta. Në 2021 partia e blerjes, partia e Doshit mori 37 mijë vota, ndërsa tani mori 86 mijë vota duke u rritur 210%. Blerësi kryesor dhe absolut i votave është Rama ndërsa Doshi i merr nëpërmjet tenderave që i jep Rama.

Edi Rama në Shokdër ka dërguar në fillim 2 milionë dhe më pas ka dërguar 10 milionë euro për të blerë vota. A është lënduar ndonjë njeri nga pastria e Doshit duke blerë vota Rama i dha akademinë Gjinushit dhe më pas qerasi me PSD Doshin. Mobilizimi i njerëzve në fushatë do të jetë çështja kryesore e analizës që do të tregojë se kush ka punuar dhe kush nuk ka punuar”,-tha Berisha.

SHKARKO APP