Sali Berisha: Përballemi dhëmb për dhëmb me Ramën

Në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend, Sali Berisha nënvizoi se do të përballet dhëmb për dhëmb me kundërshtarin e tij, me kryeministrin Edi Rama, të cilin e akuzon se fshihet pas goditjes në protestë nga Gert Shehu.

“Kam marrë mijëra mesazhe nga ju. Në tërësi ato konvergojnë në përgjigjen që duhet ti japim Edi Ramës dhe unë ju garantoj se përgjigje tjetër përveç asaj që thoni ju, nuk kam imagjinuar dhe nuk mendoj.

Një përgjigje të përbashkët, solemne kundër këtij armiku, i cili nuk ka normë morale, parim, kundër këtij burracaku, frikacaku që zgjedh një ditë të rëndësishme për shqiptarët për të kryer krimin, duke shprehur se ajo do të shërbente si maskë, mbulesë për të”.

SHKARKO APP