Sali Berisha pret në zyrë kryeministrin e ardhshëm të Kosovës. Ja çfarë u diskutua

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim liderin e Vetëvendosjes dhe kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas asaj që shkruan Berisha në Facebook, në takim është diskutuar mbi zhvillimet në rajon dhe bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë në interesin e të dy vendeve.

Postimi i plotë i Berishës:

“Takim me kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe kryetarin e Lëvizja Vetevendosja, zotin Albin Kurti!

Te dashur miq, sot prita ne nje takim kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe Kryetarin e Levizjes se Vetevendosja, z. Albin Kurti dhe zoterinjte Liburn Aliu, deputet i kesaj partie dhe Arber Zaimi keshilltar i kryetarit te LVV.

Ne kete takim i shpreha dhe njehere zotit Kurti urimet e perzemerta per fitoren e tij dhe Levizjes Vetevendosja ne zgjedhjet e fundit paralamentare ne Kosove duke theksuar se zgjedhjet e fundit ishin historike, qytetaret e Kosoves me voten e tyre mandatuan ndryshimin, mandatuan koaliconin LVV-LDK, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin per udheheqjen e vendit ne rrugen e ndryshimit dhe integrimeve europiane dhe euroatllantike.

Ne kete takim diskutuam gjeresisht mbi zhvillimet ne rajon dhe bashkepunimin midis Shqiperise dhe Kosoves ne interesin me te mire te dy vendeve dhe te kombit tone si dhe bashkepunimit rajonal.

Takimi ishte i hapur dhe miqesor!”

1 / 3

SHKARKO APP