Sali Berisha: Rama protestoi me fotot e Enverit kundër NATO-s
Në një takim me banorët e Domjes këtë të hënë, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se protestoi me fotografitë e Enver Hoxhës kundër anëtarësimit në NATO.
”Ju e mbani mend, ditën e anëtarësimit të vendit, Edi Rama do të organizonte në Tiranë mitingjet e protestës me fotografitë e babait të tij shpirtëror, Enver Hoxhës, në protestën kundër NATO-s. Anëtarësimi në një kohë lufte për Europën, e bën territorin e Shqipërisë në një territor të garantuar nga aleanca më e fuqishme e të gjitha kohërave e udhëhequr nga SHBA”.