Sali Berisha: Regjimi nuk bie dot me vota, por me revolucion

Në selinë e Partisë Demokratike po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar, dhe fjalën hyrëse e mori lideri i partisë, Sali Berisha, i cili që në fillim se regjimi nuk bie me vota, por me revolucion. Prej kohësh Berisha po mban protesta të forta, si para Parlamentit dhe Kryeministrisë.

Ai pranoi se vendi ka hyrë në një moment të rëndësishëm, jo vetëm të PD-së, por edhe të demokracisë shqiptare, të shoqërisë shqiptare dhe Shqipërisë. Për të PD kaloi sfida unike në historinë e një force politike.

”U gjendëm në rrethana në të cilat ne ishim parashikuar që kurrë më të mos ishim ajo forcë politike që kemi qenë. Në rrethana në të cilën u vërsulën ndaj nesh me tërbim mafia qeveritare më e rrezikshme e Europës, mafia e Edi Ramës”, në bashkëpunim, sipas tij, “me tradhtarë të kombit më të madh, SHBA-së, në bashkëpunim me diplomatë të korruptuar deri në palcë, të cilët na sulmonin vetëm e vetëm që i gjithë pushteti ti përkiste një njeriu, Edi Ramës”.

SHKARKO APP