Sali Berisha: Sulm i pashembullt i ekstremistëve ndaj Kongresit Amerikan dhe demokracisë

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cilëson ngjarjet e djeshme në SHBA si të pashembullta dhe një natë e vështirë për demokracinë amerikane. Në një reagim në Facebook, Berisha shprehet se sulmi ndaj Kongresit Amerikan nga ekstremistë fanatik duhet dënuar.

Postimi i plotë i Sali Berishës në Facebook:

“Demokracia amerikane kaloi mbreme nje nate te veshtire!

Swiss Digital Desktop Reklama

Miq, i mbledhur ne drejtimin e zevendes Presidentit Pence dhe spiker Pelosit ne procesin kushtetues te certifikimit shtet per shtet te zgjedhjeve qe u fituan nga kandidati demokrat Joe Biden, Kongresi i SHBA u sulmua nga qytetare te revoltuar fanatik te Presidentit ne largim Donald Trump, te cilet besonin ne pretendimin e tij te hedhur poshte nga gjykatat se zgjedhjet u vodhen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protestuesit e zemeruar çane rrethimin  mbrojtes te policise, hyne me force ne ndertesen e Kongresit, nderprene punimet e tij dhe bastisen zyra dhe salla kryesore te nderteses.

Nga nderhyrja  e policise gjate rivendosjes se sigurise per punimet e Kongresit, institucionit kushtetues te dhunuar pati 4 viktima disa te plagosur dhe mbi 50 te arrestuar. Pas ketyre trazirave ndofta te pashembullta per tempullin e Demokracise, Kongresi u rimblodh, perfundoi çertifikimin e zgjedhjeve shtet pas shteti dhe shpalli fitues me diference te madhe presidentin e zgjedhur Joe Biden.

Sulmin ndaj kongresit te SHBA, nxitjen e tij nga Presidenti Trump e dënuan ishpresidenti  George. W. Bush shumica e senatoreve republikan, dhe zyrtare te larte te administrates se SHBA si dhe lidere nga mbare bota.

Ju ftoj te dashur miq te dënojmë sulmin e grupeve ekstremiste e fanatike dhe nxitjen e tij ndaj Kongresit dhe t’i urojme atij suksese ne përmbushjen detyrave te tij ndaj SHBA dhe demokracise ne bote. Sb”.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?