Sali Lushaj dhe Avdyl Gjokmakaj padi ndaj Taulant Ballës në gjykatë
Sali Lushaj dhe Avdyl Gjokmakaj kanë paditur në Gjykatën e Tiranës kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla, lidhur akuzat e tij në drejtim të tyre pas publikimit nga PD të videopërgjimit të Fredi Alizotit.
“Balla ka bërë deklarata të pavërteta duke cënuar imazhin tonë. Nuk jemi anëtar të asnjë bande që cënon rendin dhe sigurinë”- deklaroi Lushaj sapo u largua nga Gjykata.
Babai i Arkimed Lushës, i njohur si Stresi, gjithashtu i kërkon dëmshpërblim moral prej 2 milionë lekësh kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Padi e Sali Lushës vjen për shkak se Balla e ka cilësuar atë si bandë e Sali Berishës.

KOHA JONË SONDAZH

