Sali Shehu merr drejtimin e FRD-së
Pasi ish-presidenti Bamir Topi dha dorëheqjen nga posti i kreut të FRD-së, drejtimin e partisë e merr Sali Shehu, i cili është edhe personi që firmosi marrëveshjen me PD, për të cilën Topi dha dorëheqjen.
Vendimi për emërimin e Shehut është marrë sot nga Asambleja Kombëtare e FRD-së.
“Asambleja Kombëtare e FRD-së pasi u njoh me marrëveshjen, për të cilën ka negociuar si përfaqësues i FRD-së, Sali Shehu, antarët e Asamblesë miratuan politikisht në unanimitet të plotë kaolicionin me PD-në, për zgjedhjet e 25 prillit. Antarët e Asamblesë pranuan po ashtu dorëheqjen e Topit dhe pas diskutimeve propozuan emrin e z. Sali Shehu si kryetarin e ri të FRD-së, deri në zgjedhje. Me vota unanime, kryetari i ri i FRD-së u zgjodh Sali Shehu, i cili mbante postin e ish Sekretarit të Përgjithshëm të FRD-së”,- thuhet në njoftimin e FRD-së.
Deklaratë për mediat e FRD-së
“Sot, më datë 5 mars 2021 u mbajt mbledhja e Asamblesë Kombëtare të FRD-së, për miratimin e marrëveshjes politike të koalicionit me PD si dhe zgjedhjen e kryetarit të ri. Asambleja Kombëtare e FRD-së pasi u njoh me marrëveshjen, për të cilën ka negociuar si përfaqësues i FRD-së, z. Sali Shehu, antarët e Asamblesë miratuan politikisht në unanimitet të plotë kaolicionin me PD-në, për zgjedhjet e 25 prillit.
Antarët e Asamblesë pranuan po ashtu dorëheqjen e z. Topi dhe pas diskutimeve propozuan emrin e z. Sali Shehu si kryetarin e ri të FRD-së, deri në zgjedhje. Me vota unanime, kryetari i ri i FRD-së u zgjodh z. Sali Shehu, i cili mbante postin e ish Sekretarit të Përgjithshëm të FRD-së. Kryetari i ri i FRD-së, z. Shehu i bën thirrje gjithë shqiptarëve, në mënyrë të veçantë antarëve të Frymës së Re Demokratike, të mbështesin kaolicionin Aleanca për Ndryshim si e vetmja alternativë e integrimin të Shqipërisë në Evropë.