Sali Shehu: Zgjedhja e Abazovic si Kryeministër i Malit të Zi lajm i gëzuar për gjithë shqiptarët
Nga Sali Shehu
Të dashur Miq!
Mbrëmë në darkë me propozim të presidentit Gjukanovic, parlamenti i Malit të Zi votbesoi Dritan Abazovicin si Kryeministër te Malit të Zi. Ky është një lajm i gëzuar dhe inkurajues për të gjithë Shqiptarët, jo vetëm për ata që janë shtetas te Malit të Zi.
Madje pa rezerva e them qe kjo është ngjarja më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë dhe Ballkanit pas pavarësisë se Shqiperisë dhe pavarësisë së Kosovës!
Dritan Abazovici spikati në skenën politike si një politikan largpamës, me një qëndrim të qartë perëndimor. Zgjedhja e tij Kryeministër përbën një pikë kthese në rajonin ku çështjet e minoriteve vazhdojnë të jenë ende një tabu. Ky eshtë patjetër një shembull që duhet ndjekur edhe nga vendet e tjera ne rajon, madje edhe ato vende që janë anëtare të BE.
Kjo konfirmon edhe një herë faktin që shqiptarët janë një busull e përhershme në rrugën e përbashkët të vendeve të rajonit tonë drejtë BE. I urojmë Dritan Abazovicit dhe të gjithë shqiptarëve të Malit të Zi. Suksese në detyrën e re.
KOHA JONË SONDAZH

