Salianji: Aksioni anti-formalitet, një turp i madh. Ka kapur ndonjë oligark?
I ftuar në Syri TV, ish deputeti i PD-së Ervin Salianji ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.
Përballë gazetares Klaudia Karabolli, teksa komentoi lajmin e publikuar nga Standart and Poors lidhur me rrezikun e PPP-ve, deklaroi se, qeveria e ardhshme duhet të merret me demontimin e kontratave, që ai i quan vjedhje.
“Qeveria e mbylli sesionin parlamentar me dy vjedhje Milot-Rrëshen dhe Dukat-Vlorë. Pangopjen e qeverisë në vjedhje dhe frika e largimit duke ikur duke vjedhur. Qeveria e nesërme duhet të merret me demontimin e këtyre vjedhjeve”, u shpreh Salianji.
Sa i përket aksionit anti-formalitet të qeverisë, Salianji e quajti një turp të madh,.
“Nuk ka goditur asnjë biznes të madh. Ata që i ka kundërshtar i trajton si kulakë. Aksionit nuk mund të bëhet në mes të sezonit. Kontrolli duhet të nisë te biznesi i madh. Ka nxjerrë vetëm disa foto. Ka kapur ndonjë oligark që kemi denoncuar me emra? Në cilin rast kryeministri po godet evazorët e madh?”, deklaroi Ervin Salianji.