Salianji: Balili ka marrëveshje me Ramën, rast i ngjashëm me Habilajt

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, konfirmoi qëndrimin e forcës së tij politike se i ashtuquajturi “Eskobari” i Ballkanit, është dorëzuar vetëm pasi ka bërë një marrëveshje me qeverinë.

“Të gjitha rrethanat e dorëzimit të Balilit e favorizojnë dhe e bëjnë sjelljen e tij në raport me shtetin sikur të jetë partner. Partia Demokratike e denoncon prej 5 vitesh emërimin e tij në administratë, ndërkohë që ishte i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge”, tha Salianji.

“Që kur organet e huaja ligjzbatuese kërkuan arrestimin e tij, ai dha dorëheqjen, iku në arrati dhe për thuajse tre vite nuk pati gjurmë të tij, dhe u dorëzua – siç e thanë edhe avokatët e tij – e ka shfrytëzuar shtetin, kanë pritur që dosja të përfundojë në gjykatë dhe të shmanget ekstradimi në Greqi. Prandaj themi që ka marrëveshje me Ramën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Salianjit është e papranueshme që një i shumëkërkuar të negociojë me drejtorin e policisë së shtetit. “Ligji nuk njeh negociata nëse përveç policisë nuk është e përfshirë edhe prokuroria, negociatat bëhen nga struktura të specializuara dhe jo nga drejtori i policisë së shtetit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Salianji e quajti rastin, të ngjashëm me atë të grupit “Habilaj”. “Kelmend Balili, për të gjithë aktivitetin e supozuar amerikan, për të cilin përmendet nga ambasadori amerikan apo DEA, nuk ka asnjë hetim nga institucionet shqiptare. Është njëlloj si me Habilajt, ku nuk pati procedim nga autoritetet shqiptare, por vetëm ato italiane”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?