Salianji do dorëzohet në Polici, disa militantë të PD-së mblidhen para Drejtorisë

Një numër shumë i vogël militantësh të PD janë mbledhur para Policisë së Tiranës në mbështetje të Ervin Salianjit. Ku i fundit do të dorëzohet në polici, pas vendimit të Apelit që konfirmoi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale.

Ervin Salianji do ta vuajë dënimin në burgun e Fierit. Salianji u shpall fajtor në Gjykatën e Apelit për kallëzim të rremë dhe u dënua me 1 vit burg. Në burgun e Fierit ka vuajtur dënimin edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Deputetët e Partisë Demokratike i kërkuan të premten Salianjit që të mos e zbatonte vendimin e Gjykatës, por të ngujoheshin në selinë e PD. Por Gazment Bardhi zbuloi se ishte vetë Salianji që vendosi të zbatonte vendimin, edhe pse e konsideron të padrejtë.

SHKARKO APP