Salianji drejt burgut, Klosi: U inskenua një skenë për të denigruar ministrin e kohës! Dënimin e parë politik e ka bërë Nano

Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi, teksa flet për vendimin që e dërgon deputetin Ervin Salianjin në burg, thotë se u inskenua një skenë e tërë që të denigrohej ministri i kohës Fatmir Xhafaj përmes vëllait të tij. Ai tha se Fatos Nano ka qenë politikani i parë i dënuar me vendim politik.

“Po ca do të thotë për të gjitha politik do të thotë dhe ky u mburr e është i pari që është dënuar politikisht, po edhe të tjerë Fatos Nano bëri 4 vite dhe doli i pafajshëm, pra ishte dënim i pastër politik. Dhe e dyta po e mban veten si njeriu që ka dënuar krimin, ai është dënuar për një gjë konkrete të tjerat le ti shkruaj në një libër nëse ka bërë kaq shumë denoncime, tani duhet që të bëjë burgun për çështjen Babale. U inskenua një skenë e tërë që të denigrohej ministri i kohës”, tha ai.

Lidhur me ngujimin në selinë e PD, që Salianjin ta mbajnë në seli dhe që urdhri të mos ekzekutohet, Klosi tha se këtë e bëjnë vetëm për ti treguar elektoratit të tyre mosbindje ndaj drejtësisë.

SHKARKO APP