Salianji e quan dështim mbledhjen e grupit parlamentar të PD: Presidenti të jetë figurë politike
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me mbledhjen e 21 deputëtëve të grupit parlamentar të PD-së, të cilët iu përgjigjen thirrjes së Enkelejd Alibejas, duke e cilësuar një “dështim”. ”63 deputetët opozitarë të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit përfaqësojnë opozitën, pakicat me 1/3 e këtij numri nuk kanë legjitimitet dhe shpresoj të jenë në naivitet politik dhe jo në shërbim të Ramës”,-shkruan në facebook Salianji.
Postimi i plotë
I keqardhur që mbledhja e grupit parlamentar të PD dështon për herë të dytë të mblidhet! Personalisht bëra çdo përpjekje për të zhvilluar mbledhje të përbashkët por u refuzua njëanshmëtisht duke prodhuar dhe të pavërteta publike!
Kandidati për president duhet të jetë politik dhe me integritet të lartë që ti qëndrojë presionit politik të autokracisë Rama! Çdo zgjedhje tjetër është zgjedhje personale e Ramës siç ndodh në çdo autokraci.
63 deputetët opozitarë të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit përfaqësojnë opozitën, pakicat me 1/3 e këtij numri nuk kanë legjitimitet dhe shpresoj të jenë në naivitet politik dhe jo në shërbim të Ramës.