Salianji flet si ish-deputet, tregon aksionin

Në prononcimin e parë pas dorëzimit të mandatit, Ervin Salianji deklaroi për Ora News se më në fund ky proces mbaroi dhe tashmë ndihet më i fuqishëm sepse ka një mandat popullor masiv.

”Ish-deputetë tanimë. E gjithë situata e krijuar jo me djegie, jo pa djegie, jo me procedurë, jo pa procedurë. Sot në Kryesinë e Kuvendit u dorëzua në mënyrë protokollare siç e kërkon ligji, dorëheqja e gjithë grupit të deputetëve të opozitës për të treguar se ky parlament është ilegjitim, i dalë nga zgjedhje jo të lira dhe të ndershme dhe nga vota ose të presionuara nga krimi ose të blera nga paratë e korrupsuionit.Ne nuk mund të jemi më fasadë e një republike që duhet të ishte parlamentare por është kthyer republikë e një grupi të vogël njerëzish. Sot si deputetë mund të jemi të papaguar por jemi më shumë se të mandatuar. Deri sot kishim një mandat në parlament, tashmë kemi një mandat popullor masiv për të ndryshuar jo vetëm qeverisjen në këtë vend por të gjithë rregullat e lojës”.

Lidhur me aksionin e radhës të opozitës, Salianji tha se do të ketë një vendimmarrje hap pas hapi. Ndërsa emri i tij u përfol si një nga deputetët që ka refuzuar të dorëzojë mandatin, Salianji tha: “I pari që e kam propozuar, i pari që e kam firmosur, i pari që jam mes qytetarëve. Është tymnajë e hedhur nga mediat e majta”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?