Salianji: Formacioni i Bashës ndihmësqeveritar, deputetët e PS janë vendosur si dele
Aksioni në Parlament i deputetëve të opozitës, nuk duhet të jetë veç me fjalë, por duhet të gjenden forma të tjera radikalizim, thotë Ervin Salianji. Për të Shqipëria ka mjaft probleme për të mbetur peng i këtyre mësipër, ndërsa rendit disa nga shqetësimet kryesore.
“Po nuk duhet të mbetemi peng i këtyre problemeve. Shqipëria ka probleme pafund ka hyrë taksimi i personave të vetë punësuar që kanë një profesion është zhvlerësuar euro. Janë ngritur blegtorët në protestë. Kam çuar një shkresë të INSTAT sepse nuk del rezultati i censusit, është paralajmëruar që del në qershor. Ose po fshihet një gjë ose po manipulohet”.
Salianji theksoi se Rama nuk ka asnjë interes për të pasur reformë zgjedhore dhe akuzoi Bashës si formacion ndihmës qeveritar, ndërsa deputetët e mazhorancës i quajti dele.
“Formacioni i Bashës është formacion ndihmës qeveritar. Nuk ka për të pasur reformë zgjedhore. Rama nuk ka për të dhënë reformën zgjedhore dhe prandaj bën këtë variantin për të gjetur shkaktarë. Rama nuk ka asnjë interes për të pasur reformë zgjedhore, po përdor pjesën e bashkëkryetarit. Ka dy vjet që është mbledhur komisioni i reformës zgjedhore vetëm për të kërkuar shtyrjen e afatit të vet. Prandaj po kërkon ta mbajë peng nëpërmjet konfliktit të stisur në opozitë nga mazhoranca, dhe do të pengojë reformimin e kodit zgjedhor. Ne jemi të qartë se kë duam përfaqësues. Mazhoranca e ka përfaqësuesin e vet. Për PS Bibël e Kuran është vetëm Edi Rama, nuk ekziston ligj tjetër veç fjalës së Ramës. I ka nënshtruar. Delet i vendos në rresht dhe ecin. Deputetët e PS në këtë rast janë vendosur si dele”,-tha në ”A2cnn”.