Salianji i përgjigjet Ramës: Politika s’është çështje topi! Do kesh fatin e Moxhit!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar menjëherë pas deklaratave të bërë nga kryeministri Rama, për çështjen e djegieve të mandateve  nga opozita.

Sipas Salianjit, Rama duhet të kuptojë se politika nuk është çështje topi. Deputeti demokrat  duke folur si tifoz i skuadrës së interit, i kujton Ramës  se në kohën kur Juventus blinte arbitra dhe trukonte ndeshje, skuadra torineze u dënua rëndë dhe përfundoi në Seria B.

“Politika nuk është çështje topi! Rama dhe si tifoz është në faull! Si tifoz i Interit unë e kujtoj mirë që kur i dolën përgjimet Juventusit, që blinte arbitra dhe trukonte ndeshje ra në serinë B dhe u dënua rëndë! Moxhi nuk u lejua të drejtonte më asnje ekip. Nuk thonë kot, kur takon një Juventin kontrollo xhepat! Rama dhe fatin e tij e ka si ekipi që ka zgjedh pêr shembull, nuk u dënua Juventusi përjetësisht por drejtuesi i tij!”, shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?