Salianji: Izolimi i PD-së ishte çmenduri, grupet duhet të takohen për të gjetur pikat që i bashkon

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji e cilësoi izolimin e selisë blu që pas protetës në janar si një çmenduri. Për të ndjesia që të krijonin dyert e blinduara dhe me hekura, ishte më shumë se e tmerrshme dhe pohon se ia ka kërkuar Bashës këtë gjë shumë herë. Në lidhje me situatën mes PD-së dhe Grupit të Rithemelimit, Salianji tha se të dyja grupet duhet të takohen për të gjetur pikat që i bashkon.

”Ka pas propozime për mënyrën e negocimit, ka patur dhe zëra që kanë kërkuar që mos ketë negociata për shkak të ndarjes së thellë, pastaj është arritur në një dakordësi. Pikët që ndajnë dy palët në PD janë të ditura në publik.

Ka një dakordësi edhe nga ana e Foltores, që të ketë të njëjtin qëndrim. Duhet të ndalohet gjuha përçarëse dhe duhet të gjenden mënyrat për të diskutuar si mund të bëhet bashkimi. Ne ulemi me njëri-tjetrin. Konflikti u përçua në bazë.

Ne duhet të ulemi pastaj të shikojmë se cilat janë zgjidhjet. Si mund të realizohet bashkimi kur nuk ulen disa njerëz që të kemi disa konkulizone”.

SHKARKO APP