Salianji: Ke frikë të përballesh me krimin, o babagjysh krimi; Klosi: Ik o çunak!
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora është përfshirë në debat me ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi, ku nuk kanë munguar edhe sulmet e drejtpërdrejta.
Klosi: Ju po e bëni të korruptuar (policinë) tani ju prish imazhin. Ai që vete arreston, vete na mbështet edhe drogën. Po qe e vërtet kjo…
Salianji: Po e vërtetë është. Ku jeton?
Klosi: Unë në mars.
Salianji: Por po jetove në mars nuk e di ti që 3 drejtorë policie janë në arrest. Ti po bën politikë më shumë se të gjithë këtu. Je i vetmi.
Klosi: Pse nuk të pëlqen ty.
Salianji: Nëse 5 të tjerë këtu po flasin profesionalisht, ti po flet politikisht.
Klosi: Politikë është vetëm ajo që thua ti.
Salianji: Nëse kë frikë të përballesh me krimin dhe të thuash vetëm të pavërteta, lëri të tjerët që s’kanë frikë të flasin. Dëmi më i madh që mund t’i bësh këtij vendi është riaktivizimi.
Klosi: Je shumë i vogël për të më thënë mua ke frikë.
Salianji: O babagjysh krimi që ke pas akuza shumë të mëdha. Nëse ka një situatë që e ka ndihmuar krimin dhe kriminalitetin ka qenë që në kohën kur ke qenë ti.