Salianji kërkon Ramën në Kuvend: Nuk po e mbron zgjatjen e afateve të vetingut se ka dy ish-ministra në burg

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, e cilësoi mungesën e kryeministrit Rama në seancën plenare ku pritet të votohet zgjatja e afateve të institucioneve të vetingut, si një tregues të vullnetit të tij kundër kësaj nisme.

Sipas Salianjit, Rama ka preferuar që vetingu të vijojë jo më i monitoruar nga ndërkombëtarët, por nga instituciuonet e kapura prej tij, si KLGJ dhe KLP.

Arsyeja sipas deputeti të PD se pse Rama është kundër zgjatjes së vetingut, është sepse ka dy ministra të rënë në burg dhe shumë zyrtarë të tjerë në radhë në pritje të dënimit.

Ku është sot ky dhe pse kanë mërzi përfaqësiuesit e Partisë Socialiste? Ku është sot ky kryereformatori i madh që e ka me qejf reformën në drejtësi? E keni parë si vinte më parara për çdo akt që i shërbente qeverisë së tij. Vinte gjithë kohën dhe fliste këtu sikur të ishte ky kryemisioniari që merrte vendimet por dhe që detyronte dhe opozitën gjasme për akte që i shkoni në favor.

Pse nuk del ta mbroj me të madhe? Sepse dy ministra sot janë në burg, sepse një kryetar bashkie I denoncuar nga ne është në burg, sepse drejtori i RTSH-së që e kemi denoncuar prej koshësh është sot në burg, sepse dhjetra gjyqtarë të denoncuar prej nesh janë në radhë për në burg.

Çfarë i intereson sot Edi Ramës? I intereson që vetingu që bëhet nën monitorimin e ndërkombëtarëve, të mos bëhet nga ndërkombëtarët por nga dy organe të cilat kontrollohen më shumë prej tij, KLGJ dhe KLP, ku Partia Demokratike nuk ka marrë pjesë.

Kam patur proces vetë, iu kanë thënë do kaloni vetingun, po sot janë të shkarkuar, ka një gjyqtar që nuk e fusin në veting se mendonin se do e shpëtonin me KLGj e KLP.

Mosvotimi i këtij ligji është një akt që shkon vetëm në shërbim të Ramës dhe jep dy mundësi për të folur maxhoranca. Së pari do thonë opozita ishte kundër integrimit, dhe së dyti nëse reforma nuk do ecë mirë do fajësohej opozita. Kjo është interes i PD, sepse interesi i PD është interesi i Shqipërisë. Ne nuk po ia japim këtë shans duke votuar pro, nuk ka të bëjë me Ramën, zero, aty është ONM”, tha Salianji.

SHKARKO APP