Salianji: Kreu i FRESSH qëllon me thikë mbështetësin e PD
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka denoncuar se një mbështetës i Partisë Demokratike është qëlluar me thikë nga kreu i FRESSH në Kolonjë.
Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se pas ngjarjes së rëndë, policia nuk ka ndërhyrë edhe pas denoncimit.
“Në Ersekë banditë të Partisë Socialistë kanë goditur rreth ores 20;00 me thikë mbështetësin e Partisë Demokratike E.Kendezi duke i shkaktuar plagë në gjymtyrë, sherri ka ndodhur për shkak të kërcënimit që banditet qe punojnë ne administrate e kane kërcënuar te shkoje në zgjedhje. Qytetari ka denoncuar në polici dhe policia nuk ben asnje ndërhyrje per shkak se agresori sipas tij ështē kryetar i Fressh Kolonjë!
I bêj thirrje policisë së shtetit për reagim të menjëhershëm dhe drejtuesve politike te Rilindjes në Qarkun e Korçës që të denojnë aktin dhe te distancohen menjehere!”, denoncon Salianji në rrjetet sociale.

KOHA JONË SONDAZH

