Salianji: Letra e Gjiknurit për Zgjedhoren është e kotë
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, nga protesta në shesh ka folur edhe sa i përket Reformës Zgjedhore, në veçanti për letrën e Damian Gjiknurit nga PS-ja drejtuar opozitës për t’u rikthyer në tryezë. Me një fjalë të vetme, ish-deputeti e cilësoi si të kotë.
“Mos harrojmë situatën ku ndodhet vendi dhe frikën. Më e rëndësishme se të merrni me numrat unë merrem me sondazhet, se nuk do i numërojmë këtu, por në masë më të madhe mbi 74% janë kundër prishjes së teatrit. Jemi në një shkelje ligjore mos respekt të asnjë norme procedurale apo ligjore cka bën që të mos ketë asnjë element të funksionimit të shtetit. Sot janë shumë qytetarë nesër do të jenë më shumë. Në momentin që do të marrim vendime do të protestojmë për të gjitha arsyet pse shqiptarët janë më të dobët. Është një protestë e mbështetur nga opozita sikur kemi”.
Nga ana tjetër, ai thekson se ”Reforma Zgjedhore është shumë e vonuar duhet të ishte kryer, ne kemi bërë propozime konkrete dhe reale dhe mund të merremi përgjigje edhe ishte situata e COVID-it, këto janë letra kot, vijnë nga një person i përfshirë në krim zgjedhor. Ka mungesë vullneti nga shumica. Tryeza nuk është brenda institucioneve, është fitore e opozitës e imponuar nga ndërkombëtarët. Lerat apo të folurat në publik janë si ajo ‘më ka çu baba me la faqen”.