Salianji: Ndryshimet në polici favorizojnë grupet kriminale

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen që zhvilloi pak më parë me drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit. Përmes një postimi në facebook, Salianji thekson se ndryshimet në vend që të përmirësojnë situatën e rendit në vend, vetëm se favorizojnë grupet kriminale.

Postimi i plotë

Edi Rama është arkitekti i shkatërrimit dhe inkriminimit të policisë së shtetit ashtu siç është dhe përfituesi kryesor i angazhimit të tyre abuziv në fushata elektorale për të grumbulluar vota në kurriz të shkallmimit të shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përdorimi i grupeve më të errëta të krimit të organizuar në këmbim të lehtësirave tē mēvonshme e ka paralizuar policinë e shtetit në rastin më të mirë dhe shpesh ka krijuar perceptimin që ska kufij por bashkim mes shtetit dhe mafias.

Swiss Digital Mobile Reklama

Arsyet e ndryshimeve në polici janë në funskion të këtij objektivi, të goditjes selektive, të përdorimit të policisë, të goditjes së kundërshtarit politik apo mediave që nuk kontrollon, të lehtësimit të grupeve kriminale duke ju treguar që dera qëndron e hapur, ka më shumë rëndësi për qeverinë që dera për krimin tē jetë më e hapur se dera për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?