Salianji në Korçë: Të denoncohet çdo abuzim, duke nisur nga Niko ”tritoli”

Ervin Salianji

Deputeti i PD-së për qarkun e Korçës, Ervin Salianji në një deklaratë nga qyteti, është shprehur se PD-ja është pranë qytetarëve dhe po punon për zgjidhjen e problemeve të tyre. Ai shprehet se duhet të denoncohet çdo abuzim duke nisur nga Niko ”tritoli” që si ministër i Bujqësisë helmoi qytetarët.

“Pas mbledhjes së kryesisë së PD dega lokale me nisjen e sesionit të ri parlamentar dhe aksionit politik të PD jo vetëm në parlament por edhe në terren zhvilluam një mbledhje.

Mbledhja ishte për të intensifikuar edhe më shumë takimet me qytetarët, për të bërë të mundur më tepër praninë e deputetëve por edhe strukturave të PD pranë qytetarëve, për të ngritur sa më shumë problematikat masive të shprehura nga qytetarët gjatë fushatës dhe pas saj, për të qenë sa më pranë tyre si partia e vetme që ka interes primar, interesin publik dhe atë të qytetarëve.

Për të denoncuar çdo lloj abuzimi duke nisur nga Niko ”tritoli” që si ministër i Bujqësisë helmoi qytetarët, si ministër i mbrojtjes i shërben kompanive klienteliste për të vazhduar më tej me gjithë keq-qeverisjen dhe gjithë abuzimet.

Që kanë shkaktuar varfëri, braktisje të vendit nga ana e të rinjve dhe mungesë të shpresës që padyshim është detyrë thelbësore PD dhe ekipit të saj për të qenë më pranë tyre dhe për të bërë të mundur që luftën me regjimin dhe shkurtimin e tij ta bëjmë të mundur 1 orë e më parë duke qenë më shumë pranë qytetarëve”, tha Salianji.

SHKARKO APP