Salianji nga Korça për protestën e 7 Korrikut: Demokratët i bashkon beteja kundër qeverisë

Kur na ndajnë vetëm 4 ditë nga protesta kombëtare e PD-së, deputeti Ervin Salianji ka zbritur në terren me strukturat në qytetin e Korçës. Salianji është shprehur për mediat se sot shqiptarët më shumë se kurrë kanë nevojë që të protestojnë.

“Jam në Korçë për organizimin e protestës së 7 Korrikut. Ka mobilizim të të gjitha strukturave. Ka shume arsye për të protesuar. Korça ka edhe më shumë arsye pasi po kthehet në një provincë të humbur.

Ka arsye për të protestuar, pasi duke i hequr gjykatën dhe pjesën me te madhe te institucioneve dhe po tentojnë ta kthejnë në një çiflig për një grup shokësh dhe miqsh, të cilët edhe jetën e qytetarëve duan ta kthejnë në pronë private.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shikoni pak edhe emërimet që kanë bërë së fundmi, pa asnjë arsye PS, në fakt nuk ka pasur arsye PS pse të zgjidhte një nga kryetaret e PS te Korces nje person te akuzuar, por edhe te kapur nga media qe blinte vota ne zgjedhjet e pjesshme te vitit 2013.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kanë arsye për të protestuar fermeret që po hedhin prodhimet, qytetarët që po i blejnë produktet shtrenjtë, studentët që s’kanë mundësi punësimi, pasi vendet e punës i zënë ata që janë afër oligarkëve të PS ose ndonjë gjasme demokrat.

Demokratët janë bashkë për të protestuar, i bashkon beteja kundër qeverisë. Investimet janë lënë në mes, si rruga Qukës Qafë Pllocë, s’ka investime në qytete dhe fshatra. Unë si deputet i PD do jem në protestë. Të gjithë pavarësisht ndryshimeve do të jemi në protestë”, deklaroi Salianji.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?