Salianji pyet Çuçin: A ka deputetë apo ish-ministra subjekte të hetimit të OFL-së që janë favorizuar?

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka parashtruar disa pyetje publike në Kuvend sa i takon operacionit Forca e Ligjit, i njohur ndryshe OFL në interpelancën e kërkuar me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.

 

Gjatë fjalës së tij Salianji theksoi se operacionet e OFL-së tregojnë qartë se kanë qenë intimidime për grupet krimianë që këto të fundit të përfshiheshin në fushata elektorale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është miratuar një akt normativ për masat parandaluese kundër krimit të organizuar i ashtuquajturi si Operacioni ‘Forca e Ligjit’. Kjo lë dyshime se ky operacion u bë për të intimiduar grupet kriminale për t’u përfshirë në fushatë zgjedhore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse ndjekim logjikën e Ramës, nëse ka dështuar procesi i vettingut në polici, ndaj ka marrë dhënë krimi në vend. Ndërkohë, për operacionin Forca e Ligjit trumbetonte; duhet tua bëjmë të pamundur atdheun atyre që janë me krimin. Çfarë parashikohet ky ligj dhe ku jemi sot? A ka qenë nismë për të pastruar me letra pasigurinë e grupeve kriminale. Po pse Shqipëria renditet ende në listën gri të pastrimit të parave. Cilat para pastrohen në Shqipëri? A janë realizuar qëllimet e këtij akti. Kam kërkuar me shkresë në Ministri se sa është numri i subjekteve të OFL që janë hetuar, apo e atyre që nuk janë referuar. A ka selektivitet? A ka ndërhyrje politike? A ka njerëz që janë favorizuar? A kemi dy standarde? Sa prej këtyre rasteve janë kthyer në polici për kthim dokumentacioni. Këto janë pyetjet që janë ngritur për ministrin. A janë arritur qëllimet e këtij ligji? Në çdo momente dëgjojmë për krime, për tritol dhe vrasje. A ka deputetët ish-deputet apo ish-ministra që janë subjekt klasik i këtij ligji dhe i keni favorizuar?”, tha Salianji.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?