Salianji: Qeveri qesharake! Drejtori i Policisë së Tiranës u shkarkua para 3 ditësh

Ngjarjet e sotme pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, që po bëjnë xhiron e rrjetit dhe u kthyen në kryefjalë të ditës, si dhe bërja publike e shkarkimit të drejtorit të Policisë së Tiranës, kanë sjellë edhe reagimin e ish deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ky i fundit sulmon kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj, të cilin e krahason me Ponc Pilatin dhe shkruan se, numri një i policisë së kryeqytetit është shkarkuar para tre ditësh dhe jo sot.  “Pasi i përdorin pa mëshirë kundër popullit të tyre, Rama dhe Lleshaj po largojnë drejtorët e policive në përpjekje pêr të pastruar imazhin e tyre si politikanët më të urryer!”, shkruan ish deputeti demokrat.

Postimi i Ervin Salianjit:

Lleshaj si Ponc Pilati!

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi i përdorin pa mëshirë kundër popullit të tyre, Rama dhe Lleshaj po largojnë drejtorët e policive në përpjekje pêr të pastruar imazhin e tyre si politikanët më të urryer!

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia u përplas 6 orë më gra dhe fëmijë të pambrojtur në hall, me urdhër të Sandër Lleshajt, me dijëninë dhe me miratimin e tij dhe të kryeministrit. Tani është shumë vonë që të shfaqet i pafajshëm dhe të lajë duart si Ponc Pilati.

Presioni i opinionit publik po i bën të reagojnë në panik dhe të bëhen qesharakë. Policët e dinë se Drejtori i Tiranës është larguar tre ditë më parë nga detyra.

Rama dhe Lleshaj e kanë vulosur fatin e çdo polici në këtë shtet. Ata po i përdorin në mënyrë të paligjshme prej tyre dhe, në momentin kur prishin punë, do i flakin si limona të shtrydhur. Këtë ka bërë Rama me paraardhësit e tyre, këtë ka bërë edhe me gjyqtarët dhe prokurorët. Të gjithë të përdorur për pushtetin personal të Ramës! Në 16 Mars të gjithë në këmbë për Shqipërinë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?