Salianji takon të prekurit nga tërmeti në Durrës: Gjendja është katastrofike
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka takuar ditën e sotme familjet e prekura nga tërmeti në Durrës, ku konstaton se gjendja është katastrofike.
Nga diskutimet me banorët, Salianji thotë se prej ditësh grupet e kontrollit që kanë shkuar nuk kanë bërë asnjë konstatim për dëmet, ndërsa drama e tyre vijon të shfrytëzohet për shoë mediatik nga kryeministri Edi Rama.
Në një postim në facebook, Salianji shkruan se sot këta banorë nuk kanë siguri, që një ditë do të shpërblehen.
Postimi i plotë:
Rama po shfrytëzon tragjedinë e tërmetit për shoë mediatik, qytetarët të braktisur totalisht dhe me asnjë ndihmë nga qeveria. Sot nuk kanë as sigurinë që një ditë do të shpërblehen!
Menaxhimi i krizës bëhet vetëm në media, në terren gjendja është katastrofike!
Në Durrës drama e familjeve vazhdon, kanë humbur pronën dhe jetojnë jashtë banesave të tyre, tani po humbin edhe shpresën!
Prej ditësh grupet e kontrollit që vijnë rrotull nuk bëjnë asnje konstatim për dëmet!
Familjet nuk kanë marrë as para dhe as garanci për dramën e tyre ndërkohë që presin çdo ditë poshtë shtëpive me syte nga Zoti se dikush do ju lehtësojë traumën dhe zevendesoje pronat!