Salianji: Zgjidhja fillimisht është largimi i Ramës, ndryshe …

Partitë e vogla kanë kërkuar që të shtyhen zgjedhjet e 30 qershorit me të paktën 6 muaj.

Një sinjal pozitiv që është dhënë sot edhe nga Presidenti Meta që duke cituar Angela Merkel tha se: “Çdo gjë, dhe nëse duket e gdhendur në gur dhe e pandryshueshme, në të vërtetë mund të ndryshojë”.

Mbi propozimin e partive aleate u pyet sot edhe ish-deputeti Ervin Salianji i cili pranoi se PD është dakord, por vetëm shtyrja e zgjedhjeve nuk mjafton për të zgjidhur krizën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo është për t’u diskutuar si qendrim partiak, por në mendimin tim personal kjo nuk zgjidhet me shtyrje zgjedhjesh. Nuk i jep zgjidhje krizës politike, sociale në të cilën ndodhet Shqipëria. E vetmja zgjedhje është largimi i Edi Ramës. Nuk e di nëse në një moment padiskutim përplasjeje, apo situate që mund të shkojë në përplasje, Presidenti i Republikës mund të ketë tagrin për të gjetur zgjidhje për të lënë hapësira për të gjetur rrugëzgjidhje. Por padyshim që kjo krizë nuk zgjidhet pa largimin e Edi Ramës”, tha Salianji.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?