Salianji në burg, Spahiu: Amnistia për të duhet të kërkohej nga Berisha kur bëri pakt me Ramën

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se ky konflikt mes PS dhe PD duhej të ishte shmangur me kohë. Për të Sali Berisha dhe PD duhej të kishin negociuar në marrëveshjen për amnistinë penale edhe veprën për të cilën është dënuar Ervin Salianji, për kallëzim të rremë.

”Ky konflikt mundet dhe duhej të ishte shmangur në kohë. Se kuptoj përse ka ardhur në këtë ditë moment për tu shmangur konflikti mes PD dhe PS. Ka qenë moment juridik në të cilën PS dhe PD votuan amnistinë penale. Në atë moment duhej me çdo kusht që PD të kishte negociuar amnistinë penale për veprën penale me të cilën ishte dënuar Salianji.

Sa kohë ka pasur vepra penale më rrezikshmëri shoqërore më të madhe për të cilën është dënuar Salinji, se kuptoj përse nuk është negociuar dhe që vepra penale dhe vendimet e shkallës së parë nuk janë përfshirë. Nëse kjo do ishte bërë pjesë e një amnistie penale, sot s’do kishim Salianjin në burg. Njeriu që po i vuan pasojat më shumë se deputetët që konfliktohen në parlament, është vetë Salinaji që sot ndodhet në burgun e Fierit”, tha Spahiu në Report Tv.

SHKARKO APP