Salijanji: Kompania ruso-serbe, 2.5 milionë dollarë borxhe shtetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se kompania me lidhje me Gazpromin rus që po merr tre fusha naftë-mbajtëse në Shqipëri i ka borxh shtetit 2.5 mln dollarë.

Salianji: Skandali këtu mbyll skandalin. Damian Gjiknuri i ka dhënë një kompanie të lidhur me Gaspromin dhe një kompanie serbe, por ia ka dhënë një kompanie që i ka shtetit shqiptar 2.5 mln euro. Vetëm me këtë kusht duhet të skualifikohej. E ka emrin Transoil Grup. I ka dhënë tre vendburime nafte, Gorishtë-Kocul, Cakran-Mollaj dhe Amonicë. Ka shkelje procedurale, ka konflikt interesi. Kjo kompania jo vetëm që ka lidhje me Gazpromin rus, por kjo kompani i ka Albpetrolit 7 mijë ton naftë dhe 2.5 mln dollarë. Mjafton kjo që një prokurori të thërrasë Damian Gjiknurin si të pandehur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?