Sallabanda: Shqipëria vendi i dytë në Evropë që e ka kaluar më e lehtë Covid-19

Mjeku Kita Sallabanda, ka folur rreth situatës së Covid-19 në Shqipëri.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Sallabanda, shprehet se Shqipëria është vendi i dytë në Evropë që e ka kaluar më lehtë pandeminë Covid-19. Më tej, shprehet se gjatë verës, situata do të jetë më e qetë dhe kjo sipas tij për shkak të temperaturave të larta dhe vaksinimi masiv që po bëhet.

Kita Sallabanda: Shqipëria ka ikur nga zona e kuqe. Janë vaksinuar deri 500 mijë qytetarë, pra 20% e popullatës është vaksinuar. Rritja e temperaturës ka rënë edhe agresiviteti i virusit. Në periudhën e beharit kjo situatë do të përmirësohet dhe do përmirësohet po ashtu edhe me vaksinimin masiv të popullatës. Shqipëria është vendi i dytë në Evropë që e ka kaluar më e lehtë Covid-19. Kjo mund të ketë ndodhur për shumë faktorë, për imunizimin ndaj infeksionit dhe për masivitetin me vaksinimin e popullatës. Shqipëria nuk ka pasur shumë numra të lartë në krahasim me vendet përreth.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?