Salvator Kaçi rrëfen atentatin ndaj tij: Më prenë rrugën dy makina, ku dolën njerëz të armatosur
Sali Berisha doli në një deklaratë për mediat ku ka folur në lidhje me atentatin që i është bërë ish-kreut të Bashkisë së Shëngjinit, Salvator Kaçit. Vetë ai tha se i është prerë rruga nga dy makina pa targa, nga ku dolën njerëz të armatosur. Por, sipas Kaçit, falë reagimit të shpejtë të shoqëruesit të tij, ata arritën të shpëtojnë mrekullisht duke u larguar me shpejtësi.
“Kemi shpëtuar falë Zotit dhe manovrave të shoferit tim që është një ish-shofer garde i sprovuar. Kemi shpëtuar dhe Zoti na ka dhënë një jetë të dytë. Të gjitha përpjekjet e Edi Ramës do dështojnë dhe rezultati në Lezhë do jetë 3 me 0.
Kjo gjë nuk ka ndodhur as në vendet e Afrikës së Jugut, që ka ndodhur në Lezhë. Në çdo derë, në çdo biznes ka pasur kërcënime nga banditët e Ndreut, i cili është organizator bashkë me Edi Ramën.
Rama është marrë personalisht me mua, ndërsa unë jam krenar për mbështetjen që i kam dhënë Pashk Gjonit. Nuk e kam parë veten në jetën time në një pozicion kaq të vështirë, përpara armës.
Ata janë njerëz të papërgjegjshëm dhe kriminelë dhe duan ta marrin pushtetin me banda dhe kriminelë. Nuk merret pushteti me banda dhe kriminale. Siç ju thashë, do jetë një rezultat spektakolar në qarkun e Lezhës”, u shpreh në fjalën e tij Salvator Kaçi.
KOHA JONË SONDAZH

